Kryeministri Edi Rama i ka refuzuar titullin e nderit Bashkisë së Dibrës, i cili iu dha sot me vendim të Këshillit Bashkiak. (Lexo edhe ketu)
Duket se kryeministri ska qenë aspak dakord me këtë vendim të kryebashkiakut Muharrem Rama, duke qenë se menjëherë nisën edhe talljet në rrjetet sociale.
Njoftimi i kryeministrisë:
Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber.
Motivacioni për dhënien e titullit, sipas Bashkisë, është kountributi që ka dhënë Rama në ndërtimin e Rrugës së Arbërit, edhe pse kjo e fundit ende nuk është përfunduar.
Mësohet se propozimi ka marrë 16 vota pro dhe 4 kundër, nga 20 anëtarë të pranishëm në këtë mbledhje.
Në krye të Bashkisë së Dibës prej shtatorit të 2017-tës qëndron Muharrem Rama, i cili akuzohet vazhdimisht nga ana e PD-së se ka blerë votat, ne dosjen 184, ku impikohet dhe vete kryeministri.
Kujtojmë se punimet për Rrugën e Arbërit nisën në Qershorin e vitit të kaluar, dhe Rama premtoi se do të mbylleshin brenda katërvjeccarit të tij qeverisës, pra 2021. Kjo rrugë do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta dhe të Bulqizës në më pak se 40 minuta.
(E.K/FAXWEB.AL)