Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘U tmerruam, nuk na zinte gjumi natën’, flasin fqinjët e çiftit Buzo në Elbasan: Luljeta kishte ikur nga shtëpia këto kohë, iu kishte vdekur dhe një djalë në aksident

Zbulohen deteje të tjera nga ngjarja e rëndë e një dite më parë në Elbasan, ku 58-vjeçari Koço Buzo vrau me armë bashkëshorten e tij Liljana Buzo, dhe plagosi dy persona të tjerë, në afërsi të Gjykatës.

Mësohet se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci.

Ndërkohë një natë më parë 58 vjecari Koco Buzo nuk ka dhënë shumë shpjegime para togave blu mbi arsyet e vrasjes, por është shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

“I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg”, mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem dhe një vajzë të martuar, ndërkohë që një prej fëmijëve pa të gjithë skenën e vrasjes.

Mësohet se prej disa kohësh, për shkak të problemeve të vazhdueshme, viktima kishte ardhur të jetonte në një shtëpi me qera në Tiranë.

“Shumë e respektuar ka qenë, na ka ardhur shumë keq”, shprehet një prej fqinjeve të Luljeta Buzos.

“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata parë”

“Gjithë natën nuk na zinte gjumi, asnjë nuk do të ndahet nga e mira, do ketë hequr keq“, tregon një tjetër banore e lagjes ku jetonte çifti Buzo.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.