AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

U thirr si i pandehur në Prokurori, reagon Basha: E turpshme, kanë mbetur edhe 10% të çmontohen nga Gjykata

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për hrë të parë nga Kruja lidhur me thirrjen e tij si i pandehur për çështjen e pastrimit të parave dhe lobimit rus në SHBA ku tha se akuzat ndaj tij janë të turpshme.

Si[pas Bashës Prokuroria me urdhër të Ramës është tërhequr nga akuzat ndërsa argumentoi se 90% e tyre janë çmontuar dhe Gjykata do të çmonotjë edhe 10%-in e mbetur.

“Rama gënjeu për dy vite me radhë. 90% e gënjeshtrës u çmontua, 10% e pjesës tjetër do të çmontohet në Gjykatë.m Akuzat e Prokurorisë të urdhëruara nga Rama u tërhoqën. Prokuroria e urdhëruar nga Edi Rama u tërhoq. Akuzat e pastrimit të parave janë të turpshme. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje  nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme. Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, tha Basha.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *