Princ Harry i Anglisë ka bërë gjithë botën të flasë për të, pas një gjesti që ai bëri gjatë takimit me Zonjën e Parë të Amerikës, Melanie Trump, këtë të shtunë.
Harry dhe Melania kanë qenë të dy përkushtuar si përfaqësues të kombeve të tyre për ushtarakët invalidë, për shkak të shërbimit në “Invictus Games 2017”, për të cilin edhe janë takuar ditën e shtunë.
Mirëpo gjatë momentit të fotografimit, djali më i vogël i princit Çarls dhe Princeshës Diana bën një gjest që askush s’e priste.
Ai ul gishtat e tij nën xhaketë, duke lënë jashtë vetëm gishtin tregues dhe atë të vogël. Mirëpo mediat britanike dhe amerikane e kanë cilësuar këtë gjest si një sinjal apo mesazh të fshehtë. Madje kishte edhe nga ata që e konsideronin këtë shenjë sit ë Iluminatit.
“A është princ Harry duke treguar se është anëtar i Illuminatit – shoqëria sekrete që në thelb kontrollon gjithçka në këtë planet? Apo është duke premtuar besnikëri ndaj mjeshtrit të tij, Satanait?”, janë dy prej pyetjeve që disa media i kanë cilësuar si mjaft serioze.
Madje, metro.co.uk ka publikuar edhe një foto të shumë viteve më parë, ku edhe ish-presidenti amerikan George W. Bush bën të njëjtin gjest si princ Harry, kjo gjatë një takimi me mbretëreshën Elisabeth, si për të treguar se të dy janë të organizatës së fshehtë, që shumë e besojnë se ekziston e të tjerë e cilësojnë si spekulative.
Sido që të jetë, princ Harry këtë radhë vërtetë i ka futur njerëzit në mendime. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2850″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]