Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, në qendër të qytetit të Burrelit, ku një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Aqif Ruka, 55 vjeç. Drejtuesi i mjetit ka dalë fillimisht nga makina, ka parë të plagosurin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca për rreth 15 minuta, ndrësa spitali nga zona ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 5 minuta larg. Aksidenti ndodhi pranë Postës Shqiptare në Burrel.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e shoferit të automjetit.
Njoftimi i plotë i policisë: Burrel, makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Burrelit. Një 50 vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit pranë Postës Shqiptare.
Viktimë mbeti shtetasi me inicialet A.R i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Edhe pse ai u dërgua në spitalin e Burrelit nuk mundi t’i mbijetonte goditjes së rëndë.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Grupi hetimor shkoi pranë vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.