AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi nuk dorëzohet, mbërrin në Kushtetuese (Video)

Një ditë pasi Kolegji i Posatshëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra, dhe përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ka mbërritur sot në zyrën e tij, duke mos e njohur praktikisht vendimin e dhënë ndaj tij.

Siç e theksoi dhe dje në daljen e tij para gazetarëve, Muçi tha se anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta shkarkojë asnjë prej institucioneve të Vetingut në rast se ai ka bërë betimin përpara presidentit dhe ka nisur detyrën.

Një tjetër lëvizje e tij ka qenë apelimi në Gjykatën e Strasburgut i vendimit të dhënë dje nga KPA.

Ndërkohë që shkarkimi i tij rindezi dhe njëherë tjetër përplasjet mes Presidentit Meta dhe qeverisë Rama e disa ndërkombëtarëve, të cilët kreu i shtetit i ka etiketuar si palaço.

Sipas Metës e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza në të cilën ndodhet vendi, është Referendumi, ku qytetarët do të vendosin vetë, se kush është në mbrojtje të Kushtetutës.

Besnik Muçi mberrin ne Gjykaten Kushtetuese
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *