Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“U realizuan 19 kushtet e kërkuara nga BE”, regjisori jep ‘sihariqin’: Ja cila është kërkesa e 20

Regjizori i njohur Kastriot Çipi ka bërë një reagim ironik lidhur me deklaratat e komisionerit Johannes Hahn i cili është shprehur pro hapjes së negociatave të Shqipërisë më Bashkimin Europian duke argumentuar se vendi ynë i ka plotësuar shumicën e kritereve të kërkuara.

Çipi radhit 19 arsye sipas të cilit vendi e “meritën” hapjen e negociatave kur ndër ta radhit borxhin e lartë publik të Shqipërisë, betonizimin e vendit nga ndërtimet, kanabizimin, mungesën e funksionimit të organeve më të larta të drejtësisë, rritjen e çmimeve dhe tarifave, ulejn e investimeve etj.

Ai  e mbyll reagimin e tij në rrjetet sociale duke thënë se, “Johannes Hahn është i bindur se Qeveria do ta mbajë fjalën dhe do ta realizojë edhe kushtin e 20-te dhe te fundit: Të bëjë të parat zgjedhje pa opozitën, qysh nga viti 1988”.

Postimi i plotë:

Do të hyjmë në BE! Besojeni, e tha vetë Johannes Hahn! I kemi plotësuar pothuajse të gjithë kriteret:
1. Kemi rritur borxhin publik, në maksimumin historik.
2. Kemi ngrirë pagat në sektorin publik.
3. Kemi betonizuar çdo pëllëmbë bar.
4. Kemi kanabizuar çdo arë e ngastër, nën ujë e pa ujë.
5. Kemi eleminuar Gjykatën Kushtetuese.
6. Kemi eleminuar Gjykatën e Lartë (lexo sistemin gjyqësor).
7. Kemi eleminuar Prokurorinë.
8. Kemi privatizuar me PPP çdo shërbim publik.
9. Kemi shkatërruar çdo monument kulture e natyre.
10. Kemi shpartalluar sistemin arsimor.
11. Kemi vjedhur zgjedhjet.
12. I kemi shndërruar të gjithë televizionet kombëtarë në përsëritësa të televizionit privat me para publike të kryeministrit.
13. I kemi bërë të varfërit më të varfër se kurrë dhe të pasurit më të pasur se kurrë.
14. Kemi rritur çdo tarifë e çdo taksë.
15. Kemi ligjëruar oligopolet në çdo sektor të tregut.
16. Kemi ulur taksën e dividentit nga 15 në 8% dhe kemi rritur tatimin mbi të ardhurat për të gjithë të punësuarit nga 10 në 15%.
17. Kemi ligjëruar vjedhjen e trojeve nga “investitorët strategjikë”.
18. Kemi ngritur inceneratorë për të djegur plehrat e Europës, ndërkohë që jetojmë mes plehrave tona.
19. Kemi ulur investimet në minimumin historik.
20. …
Johannes Hahn është i bindur se Qeveria do ta mbajë fjalën dhe do ta realizojë edhe kushtin e 20-te dhe te fundit: Të bëjë të parat zgjedhje pa opozitën, qysh nga viti 1988!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *