Sapo është bërë pulbik vendimi për shkarkimin e prokurorit Anton Martini i cili ishte një nga emrat e kandidatëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme (SPAK)L, por ngeci në filtrat e vetingut, konkretisht në shkallën e dytë të procesit.
Martini u shkarkua nga detyra pasi u konstatua se kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij, dhe se nuk i justifikonte dot pronat që kishte. Më parë ai u konfirmua në detyrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorëve por ky vendim u apelua nga Komisioneri Publik.
Si përfundim Këshilli i Posaçëm i Apelimit mori vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit, me arsyetimin kryesor se kishte dhënë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij.