Diplomatja dhe negociatorja e njohur shqiptare në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili pasi u kthye nga vizita në Francë u shpreh se nuk do të marrë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.
Tahiri shkruan se Rama bën mirë të mos e përmend më pjesëmarrjen në dialogun Kosovë-Serbi pasi edhe një herë që ndërhyri bëri gabimin historik duke tentuar të ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë.
“Degjova se Edi Rama e paska permend dialogun Kosove-Serbi ne nje kontekst ndermjetesimi. Eshte mire qe kurr mos ta permend ma sepse njehere kur nderhyri beri gabim historik duke tentuar qe ti ndryshoj kufijte e Kosoves ne favor te Serbise e skenareve serbomedha te Vuciqit e Millosheviqit!”, shkruan Tahiri.
(R.G/Faxwev.al)