Deputeti Lefter Maliqi ishte I ftuar në studion e lajmeve në Fax neës, pas interpelancës që zhvilloi në Kuvend me ministrin e brendshëm Sandër Llëshaj, lidhur me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë.
Siç tha edhe në Kuvend, Maliqi u shpreh se Policia e Shteti është katandisur në ditët e saj më të zeza, ku i gjithë aksioni që ajo ndërmerr është propagandë edhe show.
Sipas Maliqit, vetëm Sokol Olldashi ka qenë ministry që ka luftuar me seriozitet bandat dhe krimin e organizuar, duke çuar në burg shumë prej kriminelëve.
“Interpelanca ishte për situatën e rëndë kriminale në të cilën ndodhet vendi, që lidhen dhe me infiormacionet që unë kam si deputet i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Lidhur me automjetin që ju më pyetët, shikojmë propagandën, ku policia e shtetit është katandisur te një police bjonde me size të errëta.
Mjeti Lincoln që përdori kryeministri nuk është e gardës, mediat thonë që është e vëllait të tij, prandaj edhe unë e pyeta zotin Lleshaj. Ne përmes ligjit ANTIMAFIA, prokuroria e Krimeve të Rënda që në momentin që i merr nën heim iu çojnë letër bankave, për pasuritë e këtyre personave. Aksioni do përfundojë te sekuestrimi i orëve dhe rrobave”, u shpreh Maliqi.
Ndërkohë që deputeti foli dhe për Reformën në Drejtësi, që sipas tij është goditur rëndë nga Operacioni Forca e Ligjit, ku SPAK është mbytur me dosje të panevojshme, dhe ku nuk i lihet mundësi për të luftuar krimin në nivele të larta shtetërore.
Deputeti tha më tej se ministri Lleshaj kishte gënjyer për gazin lotsjellës e përdorur në protesta, dhe vetëm sot u detyrua që të pranonte se ai ishte marrë nga Kosova, në sajë të një marrëveshje mes dy qeverive.
Lidhur me opozitën, Maliqi tha se ajo duhet të jetë frymëzuese, në mënyrë që qytetarët të shtyhen drejt revoltës dhe qëndresës, dhe të mos dorëzohen përballë presionit qeveritar.
“Shqiptarët mezor pritën Reformën në Drejtësi, dhe po thonin SPAK, SPAK, nuk po e lënë që të marrë frymë për shkak se do të merret me OFL-në. Po e mbysin SPAK-un me këto informacione. Policët i ke nëpër rrugë duke vendosur gjoba.
E pyeta ministrin se ku e kishte gjetur gazin lotsjellës përpara tre muajsh dhe më tha se e kishte nga qeveria e Sali Berishës, ndërkohë që sot u detyrua që të pranojë se e kishte marrë nga Kosova, edhe pse tha se nuk e kishte përdorur. Unë ia thashë ministrit në Kuvend që mjaftonte vrasja në mes të Rrëshenit, që ai të jepte dorëheqjen.
Unë kërkoj një opozitë tjetër, njerëzit nuk po ngrihen për shkak se nuk ka një revoltë”, tha Maliqi, i cili nuk e kurseu as një koment për inspektorin e Lartë Artur Metani, për të cilin tha se është vëllai i një deputeteje, dhe doemos që do të paragjykohet në punën e tij.
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë është vëllai i një deputeteje, ndërkohë që mund të kishte pasur njerëz të tjerë që janë ekspertë të kësaj fushe. Ai ka në dorë dhe mund të ushtrojë presion ndaj secilit prej gjyqtarëve që janë ende në process Vetingu ose që e kanë përfunduar atë”, përfundoi Maliqi.