Në vijim të informacionit paraprak, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip Benz , i cili humbi jeten në aksidentin në Lezhë, u identifikua dhe quhet Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së një kamioni me një automjet tip Benz mbeti i vdekur në vend drejtuesi i autoveturës.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.