Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për ‘Fax News’ në lidhje me kërcënimin e bërë publik në drejtim të tij nga një i burgosur nga Burgu i Fushë Krujës, i cili në një letër të shkruar me dorë thotë se deputeti do të qëllohet me snajper nga një ish-punonjës policie.
Salianji tha për ‘Fax News’ se letra paralajmëruese ka kohë dhe ai e shikon këtë paralajmërim kërcënues si një përpkjekje për intimidim se sa një kërcënim real për jetën e tij.
Ai tha se bëhet fjalë për një të burgosur i cili e ka paralajmëruar se ai do të qëllohet me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli, ish-punonjës i Policisë, me origjinë nga Parrruca Shkodër, i liruar nga burgu më 21/ 01/ 2016”.
“Nuk është se nuk i kam parashikuar, mund të jenë forma intimidimi, përpjekje e qeverisë”, tha ai.
I pyetur nëse ndihet vërtetë i kërcënuar dhe se çfarë është bërë nga institucionet shtetërore në lidhje me këtë letër paralajmëruese, Salianji tha se beson se bëhet fjalë vetëm për një përpjekje për ta intimiduar dhe për këtë as nuk ka kërkuar mbrojtje nga institucionet. Sipas tij çështja po hetohet nga institucionet.
“Unë nuk di të them nëse është kërcënim real, kjo është çështje e institucioneve, nuk më bën përshtypje, besoj se është një përpjekje për intimidim, përpjekje të qeverisë që nuk trembin as sorrat.
Po hetohet për këtë çështje por nuk kam asnjë të dhënë tjetër. Nuk shoh ndonjë gjë të rrezikshme përveç se një përpjekje për intimidim, nuk e njoh as nuk kam asnjë lloj kontakti me këta persona. Letra ndaj meje nuk më duket çështje me rëndësi publike”, tha Salianji.
Në letrën në fjalë thuhej se personi qw do vriste Salianjin bashkëpunon me anëtarë të bandës së Lulzim Berishës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
Më poshtë do të gjeni një pjesë të letrës si dhe depozitimin e bërë të rastit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH.
(b.h/Faxweb)