AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

U njoh me ta në “Instagram”, Basha: Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide

Një javë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komunikoi live me disa të rinjë në “Instagram” ku temë e diskutimeve ishte pyetja se  “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

Ditën e sotme ai është takuar me disa të rinjë pranë kampusit universitar në Tiranë, tek të cilët thotë Basha, ka marrë frymëzim për ta nisur ditën pasi sipas tij, janë energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mire.

“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.
Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj, shkruan Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *