Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

U njoftua pak ditë më parë zhdukja e tij, gjendet i vdekur i afërmi deputetes shqiptare

Disa ditë më parë u raportua se kishte humbur kontaktet me familjen i afërmi i deputetës së zgjdhur në radëht e Lëvizjes Vetëvendosje, Rezarta Krasniqi, i cili sipas mediave kosovare është gjetur i vdekur.

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10.50 ka gjetur trupin e pajetë të Musli Krasniqit nga Begaj i Komunës së Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara.Trupi i pajetë i Musli Krasniqit është gjetur në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rezarta Krasniqi, për të cilën është bërë e ditur se ka marrë votat që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ka bërë një apel për ndihmë disa ditë më parë. Ajo u kërkon të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmërojnë në polici.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close