AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U mbushën me 2.5 ton kanabis në Vlorë, mediat greke zbulojnë detajet: Ku u fsheh heroina që u shkëmbye në Turqi

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga operacioni antidrogë që është zhvilluar në ditët e fundit në ishujt në kufi me Turqinë.

Sipas mediave greke dy gomonet me drogë ishin ngarkuar në Vlorë, dhe kishin si destinacion Turqinë, ndërsa sasia rekord e kanabisit ka qenë 2.5 ton.

Nga raportimet e mediave greke thuhet se rreth 1.3 ton kanabis ka mbërritur në bregdetin turk, ndërsa 1.2 ton u fshehën në një shpellë nga trafikantët, pasi u pikasën nga ana e policisë.

Ndërkohë, heroina dyshohet se është hedhur në det në një thellësi 300 metra gjatë ndjekjes së trafikantëve nga policia, ku pati dhe shkëmbim zjarri.

Po sipas mediave greke 2.5 ton kanabis do të dërgoheshin në Turqi për t’u shkëmbyer me 150 kg heroinë.

“The Toc”  raporton se vlera e kanabisit në Turqi ishte 3000-4000 euro për kg, ndërsa në Greqi 1000 euro. Në gomonen e parë u arrestuan tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, pas një ndjekjeje spektakolare nga deti dhe ajri nga ana e autoriteteve greke.

Ndërsa në gomonen e dytë u ndalua një trafikant shqiptar, i cili raportohet se është hequr si klandestin, duke thënë se kishte ardhur nga Turqia me një gomone bashkë me disa të tjerë.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *