Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U lajmëruan për prishjen e objekteve, banorët e Astirit dalin në protestë

Banorët e Astirit  janë lajmëruar të enjten nga punonjësit e IKMT-së për lirimin e banesave deri këtë të hënë sepse pikërisht sot do niste aksioni për prishjen e tyre. Por banorët pretendojnë se janë lajmëruar vetëm verbalisht dhe jo përmes një shkrese, ndërsa theksojnë se është antiligjore ndërhyrja e autoriteteve për shembjen e godinave.

Sipas tyre, qeveria pa asnjë dokument, me një tender fiktiv, pa asnjë projekt po kalon të gjitha paratë për të shkatërruar shtëpitë e tyre dhe për të ndërtuar pallate.

“Prej më shumë se një viti kemi kundërshtuar këtë projekt, edhe sot u mblodhëm për ta kundërshtuar. Ato nuk paskan ardhur, por eksperienca tregon se mos vijnë sot do të vijnë nesër. Mendojnë se kanë fituar betejën me banorët e Unazës së Re, vijnë si banditë, nuk lajmërojnë banorët për prishjen e shtëpive”, tha njëri nga banorët.

Banorët janë shprehur gjithashtu se nuk ka asnjë të akuzuar për atë që e quajnë si aferë korruptive, duke bërë thirrje edhe ndaj opozitës që të mbajë zotimin se do të marrin dëmshpërblimin 100% për pronat e tyre.

Banorët kanë parlalajmëruar se ata që do të shkojnë në shkelje të ligjit për të shembur banesat dhe bizneset e tyre, do të përballen me rezistencën pavarësisht presioneve.

“Nuk na kanë pranuar denoncimet që kemi bërë, asnjë dokument nuk na kanë sjellë, sepse nuk kanë. Jemi gjithë natën zgjuar, dhe do të qëndrojmë. Duam zbatimin e ligjit”, tha një tjetër banor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *