Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), Erinda Skëndaj ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur në lidhje me paketën “AntiKÇK” që sipas saj shkel disa nga parimet kushtetuese dhe të drejtat e njeriut.
Skëndaj tha se kjo paketë ligjore nuk është konsultuar në publik, taksa gjatë intervistës me gazetarin Enea Meksi ka radhitur edhe shkeljet që janë bërë në të paktën 4 ligje.
Intervista:
Cili është qëndrimi juaj parësor për paketën AntiKÇK?
Skëndaj: Ne e kemi njohur vetëm 3 ditë më parë dhe kemi shprehur mendimin që më 6 Dhjetor për t’u njohur me të përpara se të kalonte me VKM, por ne u gjendem në një situatë mjaft shqetësuese pas kësaj. Bënte ndryshime në katër ligje, në ligjin për Policinë e Shtetit, në ligjin anti-mafia, në Kodin Penal, në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mënyra se si u artikulua, dhe u bë publike nga ekzekutivi kuptuam se nuk ishte një akt normative që ndryshonte katër ligjet në fjalë, që kishte pësuar disa ndryshime. Edhe pse 3 ditë nuk janë shumë për të dhënë një opinion të pjekur, paketa vë në diskutim parimet e shtetit të së drejtës dhe të ndarjes së pushteteve. Ky akt normativ me fuqinë e ligjit rregullon disa çështje që në fakt duhet të jenë me miratim ligjor nga një shumicë e cilësuar, që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë. Me këtë akt normative nuk mund të asgjësohet kompetenca e Prokurorisë së Posçme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në brendësinë e tij parashikon ndryshime të detajuara, vendos afate, dhe sipas vendime të mëhershme të GJK nuk mund të prekë ligje për të cilat duhen ndryshime perems votimit me shumicë të cilësuar në Kuvend.
Ka pasur konstatime nga ju se ky ligj shkel të drejtat e njeriut, dhe sa i përket anashkalimit të grupeve të interesit, pse u vreprua kështu dhe a shkilen të DNJ?
Skëndaj: Nisma të tilla do duhet t’i përshtaten publikut, fakti që kjo paketë pavarësisht thirrjeve dhe interesit për tu njohur, tregon problematika në cënimin e tri parimeve. Nuk ka pasur asnjë konsultim publik me asnjë organizatë që mbron të drejtat e shtetasve. Parashikon disa masa të karakterit personal dhe pasuror, të njëjtat masa përcaktohen me Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se janë masa parandaluese. Por kjo veprimtari nuk duhet të ushtrohet si e ndarë, por e unifikuar. Në rastin konkret ka një problem, se parashikon ‘dyshimin e arsyeshëm të bazuar në dyshime dhe jo në prova’.
Janë parashikuar të hetohen rreth 250 objekte, do të jetë kjo një masë efikase?
Skëndaj: Sipas aktit normativ nuk jepet më ekzistenca e provës, por sipas një dyshimi të arsyeshëm i bazuar në fakte mund të vendos në lëvizje Prokurorinë duke e bërë që të kryejë veprime. Si regull duhet ti nënshtrohen të njëjtave parimeve të parashikuara në Kodin Penal. I vetmi dallim është që në aktin normative ka dyshim të arsyeshëm ndërsa në Kodin Penal ka hetim. Kushtetuta parashikon se akti normative miratohet në rast nevoje dhe urgjence, ne aktualisht nuk jemi njohur me nevojën dhe urgjencën përveç dekklaratave publike. A ka qenë urgjente dhe e nevojshme për të marrë një vendim të tillë? Kemi të bëjmë me një kompetencë ligjore që transferohet nga pushteti legjislativ tek ai ekzekutiv, diçka e tillë bëhet vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe kjo duke përdorur argumente të forta. Ka shkelje të parimit të pavarësisë së gjyqësorit, policisë i jepen atribute të së drejtës gjyqësore.
Pse shkojmë në këtë shkelje të Kushtetutës?
Skëndaj: U paraqit si një paketë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë në procesin e vettingut, por që gjatë kësaj kohe shpërdorojnë detyrën dhe po kryejnë korrupsion gjatë çështjeve, por në aktin normativ ne nuk e gjejmë këtë detaj, ndoshta është parashikuar nga 4 ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave që është thënë se do të kalojnë sëshpejti. Ky akt normative parashikon personat që janë përfshirë në strukturat e krimit të organizuar, përfshirja me natyrë terroriste dhe të këtij lloji por në asnjë moment ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve sikurse u promovua në fillim. Ky nuk mund të jetë një akt që zbatohet në një shtet të së drejtës, mjafton jë rast kur këto liri apo të drejta shkelen, do të thotë se shteti ka qenë ai që e ka bërë diçka të tillë. Është një ligj-atipik për sistemin tonë, duket se është kopjuar nga tradita të tjera por që nuk e dimë se sa përputhet me traditën tonë kushtetuese. Edhe afati që është lënë është i pamjaftueshëm për të justifikuar pasuritë.
Pse janë lënë mënjanë në këndvështrimin tuaj prokurorët dhe gjyqtarët?
Skëndaj: Në këtë paketë parashikohet edhe konfiskimi i pasurisë, por në ligjin shqiptar parashikohet se konfiskohet pasuria kur pronari është i dënuar apo i akuzuar me prova për vepra penale apo pasuri e ndërtuar mbi të ardhura të paligjshme. Cënohet parimi i presumimit të pafajësisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)