Një pikturë e Princit Harry ,e pikturuar nga një derrkuc është shitur për vlerën prej më shumë se 2000 £ në vetëm disa minuta.
Vepra u krijua nga një derrkuc i talentuar i quajtur Pigcasso, 4 vjeç, i cili u shpëtua nga thertorja kur ishte foshnjë nga pronarja e tij, Joane Lefson.
Kjo nuk është piktura e vetme që Pigcasso ka realizuar, deri më tani vlera e fitimeve të ardhura nga pikturat e shitura të tij arrin vlerën 50,000 £.
Pigasso ka pikturuar edhe më parë imazhe të mbretërve, njeri prej të cilëve është shitur 2000 £.
Lefson është shprehur se Pigcasso është një derkuc tepër i talentuar dhe se shpesh njerëzit e vendosin në dyshim talentin e tij të jashtëzakonshëm.
“Njerëzit janë gjithmonë mosbesues kur shohin punimet e saj sepse janë shumë të mira“, ka thënë ajo.
Lefson ka siguruar se të gjitha këto para përdoren për kujdesin ndaj kafshëve që jetojnë në fermën e saj.