Një histori prekëse vjen nga lufta kundër koronavirusit në Angli, ku një DJ, që luftonte prej dy vitesh me leuceminë, u kërkoi mjekëve që të shpëtonin jetën e dikujt tjetër pasi mori vesh se ishte infektuar me koronavirus.
Liam Downing mori lajmin e keq se ishte infektuar me virusin korona ndërsa ndodhej në spital duke menduar se kishte ndonjë infeksion të zakonshëm.
Ai e mori lajmin e trishtë vetëm disa ditë përpara se të festonte ditëlindjen e tij të 30-të. DJ nga Middleton-i mori gjithashtu lajmin nga mjekët se nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë për të shpëtuar nga kanceri. I gjendur përpara kësaj situate, Liam vendosin që mjekët të mos “harxhonin” medikamente për të trajtuar atë, por t’i përdornin për të shpëtuar dikë tjetër, që mund të kishte më shumë shpresa për të qendruar në jetë.
Downing e humbi betejën me leuceminë dhe koronavirusin të premten. Familja e tij po shpresonte që ai të kishte edhe disa muaj jetë, edhe pse e dinin që kanceri që ai kishte ishte i pashërueshëm.
Për fat të keq, koronavirusi e përshpejtoi “udhëtimin” e tij të fundit
Motra e Liam, Laura kishte shpresuar se do të vëllait do ti kishin mbetur dhe disa muaj jetë, dhe kishte parashikuar disa udhërime me të, të cilat mbetën të parealizuara.
Ajo përshkroi se si ai përkundër dhimbjes dhe simptomave të koronavirusit, Liam kishte mbajtur ‘buzëqeshjen e tij të madhe’ deri në fund të jetës së tij.
(E.K/Faxweb.al)