Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur sot në prokurorinë e Tiranës, për t’u pyetur lidhur me kontratat e lobimit në SHBA.
Prokuroria i kishte dhënë afat Bashës deri ditën e nesërme, po mesa duket kryedemokrati ka shmangur çdo agravim të mëtejshëm të situatës, që mund të sillte shoqërimin e tij me forcë nga ana e policisë.
Ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës është marrë në pyetje dhe Arben Ristani, i cili e ka konsideruar të gjithë këtë proces një shantazh dhe presion të hapur politik.
“Iu kërkova të më njohin me provat dhe nuk ka asnjë fakt që më lidh me këtë histori. Nuk ka asnjë dokument me firmën time që ka dalë nga selia për këtë çështje dhe nuk ka asnjë telefonatë që më implikon. Dhashë deklaratën time, në pozicionin që kam qenë nuk jam marrë asnjëherë me pagesa, dhe nuk kam pasur asnjëherë dijeni për këtë çështje. Akuza është e nxitur dhe organizuar politikisht për të më bërë mua pis dhe PD-në. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë dokument“, u shpreh dje Ristani. (lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)