Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U kapën ‘mat’ duke vjedhur metalet dhe kamionçinën tek ish-uzina në Laç, arrestohen në flagrancë dy persona

Janë arrestuar dy persona nga Policia e Lezhës, pasi u kapën duke vjedhur metale tek ish-uzina në qytetin e Laçit. Të arrestuarit kanë edhe precedentë të mëparshëm penalë, për vepra të tilla si armëmbajtje pa leje dhe të vjedhjes.

Shtetasit me iniciale, G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç.

Ndërsa gjatë momentit që janë kapur, në rezistencë e sipër, shtetasi R.L 32 vjeç ka goditur me gurë automjetin e policis duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i Plotë

Kurbin, Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vodhën metale tek ish-uzina në Laç, falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë me drejtues shtetasin G. A. dhe pasagjer shtetasin R. L., të ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç.

Gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi R. L. ka dëmtuar me gurë automjetin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.