Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar banues në Laç, i cili nën kërcënimin e thikës kryente grabitje të qytetarëve në zona të ndryshme të Tiranës.
Organet policore kanë dokumentuar të paktën 3 raste të grabitjes me dhunë të kryer nga ky person, icili nën kërcënimin e thikës u merrte paratë dhe sendet me vlerë kalimtarëve.
Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 27-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht :
I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të
shtetases E. I;
Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.
Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.