Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral të mbajtur me simpatizantë në kalanë e Beratit sulmoi presidentin Ilir Meta duke thënë se ai shqetësohet sa herë vijnë zgjedhjet. Rama theksoi se presidentit i është bërë fjala burg si bukë në fjalorin e tij politik dhe kjo vjen si pasojë e të qënurit në hall dhe Berati është një nga ata qarqe që e shqetëson shumë.
“Aq sa hynte Gjino tek ajo martesa, aq hyn dhe Luli në këtë histori. Gjino duhej deri në momentin e dasmës, pastaj e marrin këta të tjerët në dorë, Meta e Saliu. Keni dëgjuar Metën, i është bërë fjala burg si bukë. Është në hall, në stres. Basha ishte duke fjetur në makinë. Nuk e kishte mbajtur dot. “Monitor gjumin tim” tha, po ca monitoroj, ti fle gjumë rrugëve. Kur unë fle gjumë ti je rehat. Nuk të ngacmon Monika, s’të vjen Saliu mbi kokë. Se Iliri është gjë tjetër. S’po të ngacmoj më shumë Nasip. Jemi në momentin kur realisht të jemi krenarë se po ja dalim që të bëjmë vaksinimin masiv. E zuri gjumi Lulin, s’ka problem. U çmend Ilir Meta? S’ka problem se po lëviz hëna. Berati e shqetëson shumë. Shqipëria fiton gërhitje që t’i dëgjojë zhurma me vite me Bashën”, tha Rama.