Ditën e djeshme u arrestuan 5 persona të cilët duke shfrytëzuar dhe shpërdoruar detyrën e tyre si ‘roje bregdetare’, akuzohen se kanë ndihmuar në largimin e trafikantëve që merreshin me transportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Por njëri prej të burgosurve, Bledar Bufi është shprehur se ata nuk kanë bërë asgjë dhe se ishin thjesht roje bregdetare.
Nëna e njërit prej të arrestuarve në një prononcim për Fax Neës, ka thënë se djali i sja është i pafajshëm dhe se nuk ishte fare të bënte me akuzat e bëra nga policia.
Ajo tha se djali i saj dhe të arrestuarit e tjerë ishin heronj pasi shpëtuan jetën e 55 njerëezve ndërkohë që shteti nuk ishte fare aty.
“Djali im nuk ka bërë gjë, edhe ata të tjerët që janë arrestuar janë bij nënash që ishin në krye të detyrës dhe shpëtuan jetët e 55 personave.
Djali im është i pafajshëm nuk ka fare lidhje me këto akuza, ai ka qenë edhe ushtar i NATO-s. Nuk kanë përse t’i bëjnë këto gjëra”- u shpreh nëna e njërit prej të arrestuarve.