Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Tym i zi” nga takimi mes Belinda Ballukut dhe kontrollorëve, rrezikohet hapësira ajrore shqiptare dhe ulja e avionëve

Ka përfunduar takimi mes ministres Belinda Balluku dhe 60 kontrollorëve ajrorë në aerportin e Rinasit, pa një marrëveshje.

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili bën me dije se takimi ka zgjatur shumë pak, dhe kontrollorët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me ministren, pasi nuk u janë pranuar kërkesat e tyre.

Një nga kontrollorët e cila është pushuar nga puna, thotë se Balluku ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në 8 vitet e fundit.

‘’E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë”, tha kontrollorja.

Kontrollorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, në krye të të cilave qëndrojnë rikthimi në punë i 2 personave të pushuar, si dhe kthimi i nivelit të pagave.

Kërkesat e kontrollorëve:

Rikthim i kolegëve në punë

Shfuqizim i vendimeve të bordit

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020

Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi

Kontrollorët shprehen se kjo e tyrja nuk është grevë, por një pezullim i përkohshëm i aftësisë për punë, si pasojë e stresit, një klauzolë e njohur kjo në kontratën e tyre.

Derimë tani janë të paktën dy fluturime që kanë pasur pasoja për shkak të situatës së krijuar në Rinas, një avion që vinte nga Stambolli është vonuar me 40 minuta për të mbërritur një destinacion, ndërsa tjetri është kthyer sërish në Greqi, për shkak se nuk mund të ulej në pistë.

Nëse kjo formë proteste e kontrollorëve do të vazhdojë, kjo mund të sillte dëme me miliona për shtetin shqiptar, që do të jetë i detytuar që të paguajë kostot e fluturimit për çdo avion që kalon mbi hapësirën shqiptare.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 12,276 Votes)
  • PS (28%, 6,214 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 1,966 Votes)
  • LSI (5%, 1,113 Votes)
  • Të tjera (4%, 906 Votes)

Total Voters: 22,475

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.