Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarresh në Turqinë veriperëndimore ku të paktën raportohet për 40 persona të plagosur.
Raportohet se rreth 150 punëtorë kishte në fabrikën jashtë qytetit të Hendek, në provincën Sakarya, Gov. Të paktën 40 persona u shtruan në spital, citon televizioni HabertTurk.
Disa zjarrfikës dhe ambulanca u dërguan në fabrikë, e cila është larg zonave të banuara. Më parë, pamjet treguan një re të madhe tymi që ngrihej nga fabrika.
Televizioni HaberTurk tha se autoritetet bllokuan rrugët që të çojnë në fabrikë.