President i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër për furgonin me ndihma që u kap ne Berat, të cilat do të përdoreshin për fushatë elektorale nga Partia Socialiste jo më larg se 5 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Kreu i Shtetit e cilësoi skandalin si “krim të rëndë zgjedhor”, për të cilin kërkoi dhe hetim urgjent, teksa u bëri thirrje SPAK-ut, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë veprimet dhe arrestimet.
Furgoni eshte ndaluar perpara Zyrave të Drejtorisë Vendore të Arsimit, ku edhe do shkarkoheshin pakot e ndihmave nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Tomorr Alizoti.
Ky i fundit nuk ka lejuar që furgoni të hapet, por ka njoftuar policinë dhe e mbajti të rrethuar, ndërkohë që denoncoi rastin në fjalë, ku nuk munguan as përplasjet midis udhëtarëve ne mjet dhe përaqësuesve të PD-së.
Furgoni u shoqërua në Prokurori, si provë materiale, nga kandidatë për deputetë të PD-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe simpatizantë të dy palëve.