Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Rrëzohet aeroplani në Turqi, humbin jetën shtatë policë

Një aeroplan i vogël i forcave të policisë është rrëzuar në një mal në Turqinë lindore.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, kanë humbur jetën të shtatë oficerët që ndodheshin në bord, njoftoi ministria e Brendshme në Turqi.

Avioni po kthehej nga një mision vëzhgim-zbulimi, të mërkurën vonë, kur u rrëzua në malet Artos në provincën lindore të Vanit, afër kufirit me Iranin.

Ministri njoftoi po ashtu se avioni u zhduk nga radari ndërsa nisej për në aeroport pas një misioni vëzhgimi mbi Van dhe provincën fqinje të Hakkari, e cila shtrihet më larg në jug dhe kufizohet me Iranin dhe Irakun.

Mbetjet e avionit u gjetën rreth orës tre të mëngjesit, me orën lokale. Të gjithë personat në bord, përfshirë dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *