Këngëtarja Altuna Sejdiu, ose Tuna siç njihet gjerësisht, është prej disa muajsh në pritje të ëmbël. Pritet që së shpejti ajo të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.
Shpeshherë ajo e ka shprehur në rrjetet sociale, gjithë emocionin që po përjeton në këto muaj pritjeje, një eksperiencë e veçantë për të.
E teksa është në pritje, ajo ka bërë me dije për ndjekësit se si do e quajë të birin. Emrin e tij, ajo e ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Abel” shkruan Tuna me gërma kapitale.
(XH.A/SHUPLAKA)