BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Trump: Rusia duhet të japë një përgjigje të prerë në lidhje me çështjen e ish-agjentit

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se Rusia duhet të japë një përgjigje pa ambiguitet në lidhje me çështjen e helmimit të një ish-agjenti rus dhe të vajzës së tij, në përfundim të një bisede telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe.

“Dy krerët vlerësojnë se duhet të ketë pasoja për ata që përdorin këto armë të shëmtuara në shkelje të hapur të normave ndërkombëtare”, theksohet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

“Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia u helmuan në jugperëndim të Anglisë me një lëndë të zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik”, sipas Theresa May.

Ndërkohë që sot Është gjetur i vdekur nga policia një biznesmen rus, Nikolai Grushkov, 69 vjeç, i cili njihet si një  nga armiqtë e Vladimir Putin.

Vdekja e Grushkovit vetëm tetë ditë pas vrasjes në tentativë të Sergei Skripal, agjenti i dyfishtë rus që shiti sekretet shtetërore tek MI6, do të shkaktojë alarm edhe pse oborri i Skocisë ka insistuar se nuk ka prova për të sugjeruar që të dy incidentet janë të lidhura. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *