Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Trump nuk bindet akoma për viktimat në Kinë: Gënjeshtra, numri është më i lartë

Donald Trump duket se akoma nuk është bindur në lidhje me numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit në Kinë

Në një postim në Twitter ai ka thënë se shifrat e vdekjeve dhe të infektuarve në Kinë janë shumë më të larta se sa raportohen.

Ai  shkruan se shifrat e viktimave nga koronavirusi në SHBA, as nuk i afrohen atyre të Kinës. Në total Kina ka 4600 viktima, ndërsa SHBA më shumë se 35.000.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë, janë sa ¼ e atyre në SHBA, shumë më pak se sa pretendon Trump, i cili akuzon Kinën për fshehje të numrit të viktimave, shkruan The Indipendent.

Numri i viktimave nga covid-19 në Wuhan u rrit me 50%, pasi vendi filloi të raportojë shifrat e prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot, dhe ka pasur pasaktësi në raportim.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close