Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve për shkarkimin e tij për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit.
Në “Instagram” Trump ka postuar një foto dhe ka çuar një mesazh se nuk i bën aspak përshtypje e gjitha kjo sepse ai do të vijojë rrugën e tij.
“Në realitet ata nuk janë pas meje, ata janë pas jush, unë jam vetëm në rrugën time”, ka shkruar Trump.
Gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzar nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Gjyqi ndaj presidentit pritet të zhvillohet në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit duhen dy-të-tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh. Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, që miratoi ngritjen e akuzave, ndërsa Senatin e kontrollojnë republikanët, ku pak, ose asnjë republikan, pritet të votojë për shkarkimin e presidentit.
View this post on Instagram
(M. I./ Faxweb.al)