Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Trump firmos urdhrin ekzekutiv që shënjestron rrjetet sociale, bie mburoja ligjore e tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi të enjten urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale. Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si mundësisht keqinformues dy postime të Presidentit.

Sipas këtij urdhri, që sipas draftit të lexuar nga CNN prek një ligj të vitit 1996, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Seksioni 230 i Ligjit që ka ndryshuar nga Trump, i siguronte një mburojë ligjore për ofruesit e shërbimeve të internetit, kompanitë e mediave sociale dhe platformat e tjera, ku thuhej se ata nuk mund të paditen për përmbajtje të krijuar nga përdoruesit e tyre. Sidoqoftë, platformat mund të censurojnë materialin “të pavëmendshëm, të shthurur, joshës, të ndyrë, tepër të dhunshëm, ngacmues ose ndryshe kundërshtues”.

Ironikisht, Trump e postoi edhe në Twitter njoftimin për firmosjen e urdhrit ekzekutiv. “Po e firmos këtë urdhër ekzekutiv për mbrojtur dhe ruajtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”, tha Trump.

Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi rrjeti social shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *