Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe Gjitha

“Tronditëse”, Reshat Arbana dhe Viktor Zhusti të prekur pas ndarjes nga jeta të Xhevdet Ferrit: Ishte talent

Lajmi për ndarjen para kohe nga jeta të aktorit të madh Xhevdet Ferri duket se ishte i papritur për të gjithë. Aktori Reshat Arbana tha në një lidhje telefonike për “FaxNews” se kjo ishte një humbje tronditëse.

“Kjo është jeta, nuk ke ça bën. Do të mësohemi me këto gjëra. Në një periudhë të shkurtër u ndanë nga kjo jetë, Fatos Baxhaku, Gjergj Xhuvani dhe tani së fundmi edhe Xhevdet Ferri. Ngushëllime nga shpirti, të rrojnë e ta kujtojnë. Nuk ka fjalë. Në këto kohë nuk kemi fjalë sepse është tronditëse”, u shpreh Reshat Arbana.

Ndërsa aktori Viktor Zhusti rrëfeu se lajmin e hidhur e mori vesh nga gazetarët. Ai e tregoi Xhevdet Ferrin si një aktor me shumë talent dhe një njeri të shkëlqyer. I prekur nga kjo ngjarje, Zhusti i shprehu ngushëllime edhe bashkëshortes së Xhevdet Ferrit.

“Ngjarjen e hidhur e mora vesh nga gazetarët. Ishte diçka krejtësisht e papritur për mua. Ishte një djalë i shkëlyer dhe një student i shkëlqyer. Puna me të ka qenë tepër e suksesshme dhe krijuese. Kemi bërë së bashku disa filma dhe vitin e kaluar bëmë një film që vazhdon të ketë një sukses të veçantë. Ka qenë një aktor dhe bashkëpunëtor i veçantë.

Një mendje e mprehtë, talent. Do të desha që edhe bashkëshortes së tij t’i shpreh ngushëllimet më të përzemërta sepse gjendem shumë larg në këto momente dhe nuk e ngushëlloj dot nga afër. Në filmin e fundit ka qenë roli më i bukur dhe më i mirë që ai ka bërë gjatë karrierës së tij në film”, tregoi për “FaxNews” Viktor Zhusti.

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit është një nga humbjet më të mëdha për kinomatografinë shqiptare, pasi që në moshë të re, ka spikatur në rolet e tij tepër të njohura dhe të dashura për publikun.

Prej tyre mund të veçohet, ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah Robert Ndrenikës dhe aktorëve të tjerë të mëdhenj. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *