Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shqipëria nuk është në fazën epidemiologjike”, ish-ministri-Bratajt: Sistemi shëndetësor drejt kolápsit, pohimi trágjik i Komitetit të Ekspertëve

Demokrati  dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar deklaratat e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj për një media të huaj ku është shprehur se ‘Shqipëria nuk është më në fazë epidemiologjike të “Grupimeve të rasteve”, por ka hyrë në atë të “Transmetimit komunitar”, që nuk është  gjë tjetër veçse të jesh “Jashtë kontrollit” në aspektin epidemiologjik’.

Sipas Shehut, OBSH në këtë fazë të avancuar të epidemisë nuk ka më kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave (testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullsisë është kaq i madh, sa infektimi mund të ndodhë kudo!

“Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, ne nje kohe qe OBSh edhe ne klasifikimin e fundit te saj e fut vendin tone akoma ne nivelin e “Grupimeve te rasteve”!! Qe gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur ne piken e “Renies se Lire”, gje qe flet per deshtimin e plote te “strategjive” e “metodave” te Qeverise, kjo tashti eshte e dukeshme, por pse ky nxitim i ketij Komitetit, i njohur si zedhenes i qeverisjes, per te pohuar kete perkeqesim pa pritur as OBSh-ne?!”, shkruan Shehu ndër të tjera.

Teksa ngre një sërë pyetjesh për Komitetin e Ekspertëve, qëndrime të tilla sipas Shehut do ta fusin sistemin tonë shëndetësor në kolaps të plotë.

Reagimi i plotë: Nen teksti ogurzi i deklarates se Komiteti Teknik per gjendjen “Jashte Kontrollit”?!
Dr. Brataj, emer i rendesishem ne Komitetin Teknik, deklaroi per “Exit News” se Shqiperia nuk eshte me ne faze epidemiologjike te “Grupimeve te rasteve”, por ka hyre ne ate te “Transmetimit komunitar”, qe nuk eshte gje tjeter vecse te jesh “Jashte kontrollit” ne aspektin epidemiologjik.

Sipas OBSh ne kete faze shume te avancuar te epidemise nuk ka me kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave(testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullesise eshte kaq i madh, sa infektimi mund te ndodhe kudo!

Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, ne nje kohe qe OBSh edhe ne klasifikimin e fundit te saj e fut vendin tone akoma ne nivelin e “Grupimeve te rasteve”!! Qe gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur ne piken e “Renies se Lire”, gje qe flet per deshtimin e plote te “strategjive” e “metodave” te Qeverise, kjo tashti eshte e dukeshme, por pse ky nxitim i ketij Komitetit, i njohur si zedhenes i qeverisjes, per te pohuar kete perkeqesim pa pritur as OBSh-ne?!

Kemi ketu te bejme me shifra te tjera, qe ky Komitet i zoteron e i jane mbajtur te fshehura opinionit, edhe vete OBSH? Apo eshte ky nje sinjal qe vjen nga “strategjia” e vertete e Qeverise, lenia e gjendjes ne “renie te lire”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale te kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufes”…a dicka tjeter?

Sidoqofte une do ta quaja edhe kete te fundit nje alternative kriminale, ku dicka e tille do ta fuse shpejt edhe sistemin shendetesor qe e kemi te demtuar e larg standarteve europiane ne kolaps te plote, me pasoja te pa parashikueshme per njerrezit. Eshte tashme Kryeministri ai qe duhet te skjaroje se cili eshte nen teksti i asaj deklarate ogurzeze!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close