Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të përgatiten inférmierë dhe mjékë me profesione të përafërta”, Tritan Shehu: Shéndetësia është në ténsion

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu foli me skype me Fax News ku ka trajtuar problemet thelbësore sipas tij të trajtimit të pandemisë së koronavirusit në vend.

Ai e vendosi theksin tek sistemi shëndetësor, mjetet e punës, përgatitja e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i stafeve por edhe shpërblimi i tyre, teksa shtoi se pa plotësimin e parametrave kryesor nuk mund të ketë rezultate.

Ai tha se stafi mjekësor është në presion për shkak të mjeteve të du7hura që nuk i kanë por edhe stafit të reduktuar ndërsa shtoi se çdo pacientë për të mos pasur pasoja të tilla që po përballemi, duhet të ketë dy infermier në gatishmëri dhe shërbim.

“Sistemi jo i zhvilluar i sistemit shëndetësor shqiptar ka bërë që shumë specialistë të ikin nga vendi. Ndaj ka probleme me staf mjekësor, një mungesë e madhe është edhe e mjekëve reminator. Mendoj se duhet shfrytëzuar më mirë kontigjenti aktual, të mjekëve reminator, edhe mjekët e specialiteteve të përafërta. Duhet të ishte filluar që në shkurt me një përgatitje të tillë, me përgatitjen e spitaleve të rrethit. Vetëm 4 shtretër ka infektivi dhe ‘Shefqet Ndroqi’ që ka 8 shtretër të tjerët për reaminacionin janë të improvizuar.

Padyshim pa parametra nuk mund të ketë rezultate. Kishte kohë ti kishim  menduar. 4 mijë shtretër reaminacion shtoi Italia, 8 mijë Gjermania. Mendoj se kemi infermier në Shqipëri që në këtë periudhë duheshin përgatitur në urgjencë dhe natyrisht edhe shpërblyer edhe bërë gati për të punuar. Shërbimi në Shqipëri është në një tension të rëndë, edhe Sanatoriumi. Duheshin të paktën 2 infermiere për pacientë për të shmangur tensionin. Kërkon monitorime të përgjithshme, sistem monitorimi qëndror.

Një pjesë të madhe mund ti realizojmë pavarësisht se është shumë humbje kohe, të shfrytëzojmë eksperiencën e Italisë sidomos. Plotësoi brenda një muaj të gjitha masat. Ka struktura që janë të specializuara, ka burime materiale për të plotësuar këtë boshllëk që kemi sot dhe mund të kemi më shumë akoma nesër. E përëris rëndësinë që nga mjekët, infermierët apo personeli i lidhur me shërbimet shëndetësore për tu shpërblyer, edhe ata kanë nevojat e tyre të mëdha”, tha Sheu ndër të tjera gjatë prononcimit të tij për Fax News.

Sipas tij, nga shkurti deri tani ka pasur mjaftueshëm kohë për tu përgatitur, si dhe shembuj për të marrë në lidhje me menaxhimin e situatës, teksa iu referua shtetit fqinj të Italisë.

Shehu ka këmbëngulur në rëndësinë e dhënies rëndësi të mjekut të familjes, për të cilin edhe sot tha se është një nga shtyllat që do të jepte një kontribut të pazëvendësueshëm në situatën ku ndodhet vendi.

“Që nga Shkurti deri sot, dhe që jemi më keq se sa ishim në fillim, është mosangazhimi i mjekut të familjes, është një nga kolonat më të rëndësishme. Veriu i Italisë e pësoi më shumë sepse ishte i bazuar tek mjekësia ekselente dhe nuk kishte angazhuar mjekët e familjes. Vazhdojmë ta kemi mjekun e familjes pa mbrojtje dhe mjete mbrojtëse.

Një strukturë e kujdesit parësor që nuk ka të qarta protokollet, nuk siguron maskat për të gjithë pacientët që viziton, mjeku është njeri, punon, ndodhet para fenomenit. Mjeku i familjes është lënë jashtë loje, dhe nuk është kuptuar roli i qartë që ka në një terren të tillë. Pavarësisht punës së rëndësishme që po bëjnë mjekët, askush nuk e zëvendëson punën e mjekut të familjes.”, tha Shehu.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *