Treni ka shtypur një person ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes mësohet se personi ka qënë një 35-vjeçar, i cili është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësorë në spitalin rajonal të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur tek ura e Dajlanit në lagjen Nr.4, vetëm pak metra larg stacionit përfundimtar të trenit.
Bëhet me dije gjithashtu se 35-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur ka qënë duke kaluar shinat e trenit në momentin kur ky i fundit e pa shtypur.
Ndërkaq mësohet se policia ka arrestuar në vendngjarje makinistin dhe po vijon me zbardhjen e shkaqeve.
Informacion paraprak
Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.
Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.