Ditën e djeshme gazeta gjermane Bild kishte publikuar një shkrim ku flitej mbi historinë e lobimit rus të Partisë Demokratike, për të cilën gjykatat në vendin tonë mbyllën hetimet, dhe shpallën pushimin e çështjes pasi sipas tyre akuza nuk qendronte.
Në shkrimin e Bild thuhej se opozita e kryesuar nga Partia Demokratike u përpoq me të gjitha format që të rrëzonte kryeministrin Edi Rama, dhe sipas tyre në këtë mes ishte përdorur dhe mjete jodemokratike.
Po ashtu media gjermane shkruante se kishte dyshime se janë përdorur fushata të dyshimta në internet, me ndihmën e Rusisë, që synonin rrëzimin nga pushtet të qeverisë socialiste.
“Opozita shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), po përpiqet me të gjitha forcat të rrëzojë kryeministrin socialist. Përdoren jo vetëm mjete demokratike: Fushatat e dyshimta në internet, dokumentet e nxjerra dhe regjistrimet komprometuese janë shpërndarë qëllimisht”, thuhej në shkrimin e Bild, që në fakt ishte një rikthim i një publikimi të dy viteve më parë në një tjetër revistë në gjuhë të huaj, (Mother Johnes 2018).
Shkrimi u shpërnda fillimisht nga Taulant Balla dhe nga mediat pranë qeverisë, ndërsa vetë PD nuk pati një reagim zyrtar për këtë.
Por ajo që bën habi ditën e sotme është që shkrimi që lidhej me dyshimet e ndikimit rus në PD, nuk gjendet më në faqen e prestigjozes gjermane. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që lajmi është fshirë, ndërsa kujtojmë se ka dyshime të forta që ai të jetë sponsorizuar nga Tirana pasi nuk kishte as autor.
Kujtojmë se Bild pak kohë më parë publikoi dhe përgjimet për shitblerjen e votave në Dibër, në zgjedhjet e kaluara, ndërsa do të etiketohej nga ana e Partisë Socialiste si një media e pabesueshme.
Ndiqni linkun më poshtë: BILD.DE
(E.K/Faxweb.al)