AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Trashgimtaret e yjeve që mund të të shkelmojnë prapanicën, njihuni me miniversionin e Dolph Lundgren dhe Jean Claude Van Damme

Nëse do të kishte ndonjëherë dy baballarë, vajzat e të cilëve do të programoheshin gjenetikisht për të shkelmuar prapanicën, ata janë Jean Claude Van Damme dhe Dolph Lundgren. Dy nga aktorët më të mëdhenj, të filmave të aksionit, i kanë mësuar të dy vajzat e tyre të vogla se si të mbrojnë veten dhe të duken fantastike duke e bërë një gjë të tillë.

Le të shohim fillimisht Dolph dhe Ida Lundgren:

Ashtu si karakteri i Dolph në Rocky IV, edhe vajza e tij 21-vjeçare Ida u kërkua që të tregojë aftësitë e saj mahnitëse në ringun e boksit. Dhe mesa duket, ajo si një talent i lindur  nuk zhgënjeu aspak. Në një fotoshoot për Muscle & Fitness, Dolph tregoi se Ida ka disa lëvizje të fshehta dhe se ai po e mëson atë rreth spoteve dhe se sa e rëndësishme është puna e goditjeve me këmbë aqsa ndoshta ajo mund të mund Sylvester Stallone një ditë.

Ida Lundgren është një modele e cila aspiron skenat e mëdha por që ka ende rrug për të bërë në këtë aspekt. Gjithsesi mos u gënjeni nga pamja e saj delikate. Modelet janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe se Ida mund t’jua shkelmojë prapanicën nëse i jepet mundësia.

 

 

Jean Claude Van Damme dhe vajza e tij Bianca:

Nuk është e nevojshme ta themi, por dihet fare mirë se ylli i Hollywood Jean Claude Van Damme ​​ka studiuar artet marciale pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. Dhe natyrisht, edhe vajza e tij Bianca u rrit duke parë babain e saj të rrihte njerëz duke fituar  “bukën e gojës”  prej këtij “zanati”.

Në fillim, kur ajo ishte e vogël, Bianca e urrente luftën dhe artet marciale në përgjithësi, por duke u rritur vendosi ta rishqyrtonte edhe njëher  atë pozicion.

Madje ajo ka shkuar aq larg saqë iu tregon të gjitha adoleshenteve se ato mund të jenë femërore dhe të shkelmojnë ca tipa ndonjëher me kohën. Bianca kërkon thjesht të vazhdojë trashëgiminë e Jean Claude Van Damme dhe pse jo i urojmë më të mirën në këtë aspekt.

Ndërkohë, më e bukura është se Ida and Bianca shpeshherë praktikohen së bashku duke formuar kështu një dyshe të mrekullueshme ashtu sikurse baballarët e tyre.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.