Ky është moment ku policia ka qëlluar 16 vjeçarin e paarmatosur , teksa tentonte të largohej me vrap.
Pamjet e sigurisë të bëra publike vetëm tani, janë marrë në 14 prillin e 2017, ku tregohet vdekja tragjike e Isiah Murrietta-Golding. Familja e tij, po kërkon drejtësi në sallën e gjyqit.
Kritikët e quajtën videon një tjetër shembull të brutalitetit të pajustifikuar policor në SHBA, i cili sipas tyre nuk do të kishte marrë sërish vëmendje, nëse avokatët e familjes së djalit nuk do të kishin publikuar videon.
Forcat e policisë, pretendojnë se adoleshenti ishte i dyshuar për vrasje dhe se vrasja e Isiah ishte e justifikuar, deri në momentin kur dolën pamjet filmik
(K.H/Faxweb.al)