Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Samarates, provincë e Vareses, Itali.
Alessandri Maja 57 vjeç ka vrarë gruan e tij Stefani Private 56 vjeç dhe vajzën e tij 16 vjeçare me çekan.
Ndërsa djali i tij Nicolo 23 vjeç ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë.
E gjitha familja është goditur nga 57 vjeçari teksa ata ishin në gjumë.
Ishin fqinjët të cilët kanë dëgjuar britma dhe kanë dhënë alarmin.
Më pas kryefamiljari ka tentuar të vrasë veten.
Ai është shtruar në spital ku ruhet dhe mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën.
Në vilën ku ndodhi tragjedia, një lagje elegante, karabinierët e komandës provinciale Varese dhe mjekësia ligjore po rindërtojnë fazat e vrasjes së dyfishtë.
Përveç Alessandro Maja-s, hetuesit do të dëgjojnë në orët në vijim familjarët dhe miqtë e çiftit.
“Një zgjim i tmerrshëm për qytetin, një tragjedi. Askush nuk kishte dyshuar ndonjëherë se kishte probleme, sipas disa miqve të përbashkët që jetojnë në atë zonë. Le të shpresojmë që djali të shërohet.” është shprehur kryebashkiaku i Samarates, Enrico Puricelli për masakrën e e ndodhur.
” Nicolò dhe Giulia, bënin një jetë të qetë – vazhdoi ai – Babai i tyre është arkitekt, ndërsa nëna ishte shtëpiake. Ata e blenë shtëpinë në vitin 1999, pasi u shpërngulën këtu nga Milano. Nuk ka pasur asnjë episod dhune të mëparshme”.