Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tragjedi në skenën e festivalit, vdes një person në Eurovision

Edicioni e këtij viti i Eurovision po zhvillohet në Tel Avibv të Izraelit në të cilin është shënuar edhe një tragjedi.

Një shofer kamioni, 66-vjeçari i quajtur Fuldie Schëarz, u vra pasi një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment, ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital por pa mundur t’ju shpëtonte plagëve të marra.

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, thanë anëtarët e familjes Schëarz.

Policia ka nisur një hetim dhe duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregullat e duhura.

Organizatorët e Eurosongit njoftuan se ishin të tronditur dhe se do të bashkëpunojnë rreth hetimeve.

Ndërkohë, Shqipëria do të paraqitet në finalen e festivalit evropian të muzikës pas suksesit të mbrëmshëm të Jonida Maliqit me këngën “Ktheju Tokës”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *