Nga zjarri që përfshiu një shtëpi në lagjen e Shutkës ka shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve të cilët ndodheshin brenda banesës dhe që nuk kanë arritur të dilnin dot.
Mësohet se brenda banesës kanë qenë 4 fëmijë ndërsa dy prej tyre kanë mundur të mbijetonin pasi kanë arritur të dalin nga banesa, transmeton Alsat.
Viktimat janë një djalë dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe.
Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur çatia duke i zënë poshtë. Dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)