Kanë mbërritur në Tiranë një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.
Prokurorët belg do të zhvillojnë takim me grupin që po heton dosjen në fjalë ndërsa që vizita është mbajtur sekret nga autoritetet shqiptare.
Ndërkohë nuk dihet nëse në listën e personave në dijeni ku përfshihet edhe kryedemokrati Lulzim Basha për tu pyetur rreth asaj që ka dijeni lidhur me mjetin e ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës ku u gjetën 3.5 milionë euro.
Ata mësohet se do të pyesin personalisht 4 të arrestuarit, Edi dhe Klevi Liken, Alban Mollaymeri dhe Agim Cekan. Prokurorët belg kanë kërkuar që të mbahet larg media nga ky hetim. Ndërkohë akoma nuk është e qartë nëse ata do vazhdojnë të këmbëngulin për të marrë në pyetje liderin e opozitës Lulëzim Basha
Kujtojmë se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)