AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Toyota Yaris’, Basha konfirmon se do të shkojë në Prokurori

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të dëshmojë sot para prokurorëve belgë për dosjen e ‘Toyota Yaris’.

Ishte Basha që gjatë një fjalimi në Kuvend, një vit më parë deklaroi se një dërgesë e madhe parash po vinte në Shqipëri.

Pikërisht për të mbledhur detaje dhe informacione, prokurorët belgë kanë zbarkuar prej ditësh në Tiranë dhe kanë kërkuar që të marrin edhe dëshminë e kreut të opozitës.

“Në orën 09:00 kreu i opozitës Lulzim Basha do të jetë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë për çështjen ‘Toyota Yaris’,” thuhet në një njoftim nga selia blu.

 

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *