Dhjetor 2006, dhjetor 2018, plot 12 vjet kanë kaluar që nga ndeshja kur Barcelona kishte kontrollin e topit më pak se kundërshtari në një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League. Asokohe ishte Werder Bremen që e dominoi në qarkullim topi me 58%, kundrejt 42% të katalanasve.
Në barazimin e mbrëmshëm ndaj Tottenham trajneri Valverde bëri rotacion në formacion, duke iu dhënë mundësi lojtarë të rinj për të treguar veten. Në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1 por skuadra e Pochetino mbajti 52% të topit gjatë 90 minutave, ndërsa 48% i takoi skuadrës spanjolle.
Kanë qenë 72 ndeshje me radhë, në të cilat Barcelona ka patur dominim në qarkullimin e topit ndaj kundërshtarëve. Po ashtu, këtë sezon përgjatë të gjithë kompeticioneve ka patur qarkullimin më të lartë të topit se skuadra kundërshtare. Ndaj Alaves ka dominuar me 78.3%, ndërsa ndaj Valencia me 76%, shkruan SP.
Prej vitesh Barcelona njihet për stilin e saj të lojës, të cilët dominojnë në qarkullimin e topit ndaj skuadrave kundërshtare.