Një stuhi e fuqishme e mesnatës së mbrëmshme e cilësuar nga banorët e zonës si ‘tornado’, ka shkaktuar probleme të mëdha brenda pak minutave në fshatin ‘Gërmenjë e Vogël’ në bashkinë e Divjakës.
Mësohet se janë dëmtuar banesa, stalla bagëtish, thyerje xhamash të automjeteve, rrëzimin e rrjetit të energjisë elektrike.
Dmëtime të mëdha kanë pasur vecanërisht dy familje ndërkohë që banorët bëjnë me dije për Fax News se menjëherë pa konstatimit të dëmeve të shkaktuara kanë kontaktuar kryeplakun e fshatit për t’i përcjellë shqetësimet e tyre.
Sipas banorëve ky nuk është rasti i parë që ndodhin stuhi të tilla në fshatin e tyre.
Fatmirësisht nga stuhia e mbrëmshme nuk pati dëmtime në njerëz.