Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Emri/ Vihet në pranga 35 vjeçari në kërkim ndërkombëtar për “grup të strukturuar kriminal”. Në 2018, u arratis nga…

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Shtetasi me Toni Jashari nga Gostivari po hynte drejt territorit shqiptar kur u ndalua nga policia për kontroll, nga ku rezultoi në kërkim ndërkombëtar. Tanimë, ai pritet të ekstradohet drejt Kroacisë.

Në vitin 2018, ai ishte arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit pasi u burgos për 10 vite.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, evidenton dhe arreston me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

Ndalohet një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në kuadër të masave të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës, gjatë përpunimit të detajuar të dokumentacionit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit T. J., konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *