Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Tomorr Alizoti ministër i Brendshëm, Jorida Tabaku ministre e Financave…”, gazetari i liston qeverinë hije të Bashës Fatmir Mediut, ja si përgjigjet kryerepublikani

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’ në FaxNews, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është pyetur nga gazetari Bejdo Malo në lidhje me kabinetin e mundshëm të Lulzim Bashës kur ai të vi në pushtet.

Duke i listuar qeverinë hije të Opozitës, gazetari kërkon nga Mediu një opinion mbi emrat e përmendur. Ky i fundit zgjedh të mos komentojë emrat e përveçëm por thekson se koalicioni opozitar i ka të gjitha kapacitetet dhe vlerat për ndërtimin e një qeverie në shërbim të qytetarëve që mund të risjellë zhvillim socio-ekonomik.

Pjesë nga biseda:

Bejdo Malaj: Kam një qeveri hije të Lulzim Bashës po ta lexoj dhe dua mendimin tënd.

Kryeministër: Lulzim Basha

Zv. kryeministre dhe ministre e Jashtme: Monika Kryemadhi

Ministri i Brendshëm: Tomorr Alizoti

Ministri i Shëndetësisë: Petrit Vasili

Ministre e Finanacave: Jorida Tabaku

Ministër i Drejtësisë: Gazmend Bardhi

Ministër i Ekonomisë: Edmond Spaho

Ministre e Integrimit: Klajda Gjoshaj

Ministri i Mbrojtjes: Flamur Hoxha

Ministri i Arsimit: Mark Marku

Ministër i Mjedisit: Fatmir Mediu

Ministër i Bujqsisë: Agron Duka

Ministër i Turizmit: Ferdinant Xhaferri

Ministre e Kulturës: Flutura Açka

Fatmir Mediu: Jo s’kam asnjë koment, e paske shkarkuar ja ke hequr spaletat Bashës.

Bejdo Malaj: Pse ja kam hequr spaletat Bashës kur ja kam vënë, është një cabinet që e tremb Ramën

Fatmir Mediu: I ke bërë qeverinë pa e konsultuar me Bashën, prandaj ja ke heq spaletat. Për mua ajo që është më e rëndësishme është që më 25 Prill shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të larguar këtë qeveri të korruptuar. Me vlerat që ka ky koalicion mund të formojë një ekip qeverisës shumë funksional që t’i shërbejë qëllimeve kombëtare, formimit të një shteti ligjor dhe zhvillimit socio-ekonomik.(F.M/Faxweb.al)

>

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.