Në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme të tjera ndihma nga vendet fqinje me specialistë për katastrofat natyrore e ndihma të shumta. Kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla në një postim në Facebook ka shpërndar fotot e mbërritja e dy avionëve Hercules të ushtrisë rumune me 52 specialistë të përgatitur për katastrofat natyrore e të pajisur me mjete për kërkim nën rrënoja.
Skuadrat e shpëtimit të vendeve mike menjëherë sapo kanë zbritur në Rinas, janë nisur në drejtim të Durrësit për të ofruar ndihmën e tyre për nxjerrjen e banorëve nga rrënojat. Gjithashtu, në Aeroportin e Rinasit sapo kanë mberritur dhe dy avionë të tjerë me ndihma nga Zvicra e Turqia.
Postimi i plotë:
Mberrijne ne aeroportin e Rinasit dy avione Hercules te ushtrise rumune, me 52 specialiste per situata katastrofash natyrore, te pajisur pajisje kerkimi nen rrenojat e ndertesave. Bashkë me Ambasadorin rumun Pirplea u shpjeguam skuadrave situaten dhe domosdoshmerine e vijimit te kerkimeve gjatë natës nën rrenojat e ndertesave te shkaterruara. Skuadrat u nisen nderkohe per ne Durres. Po ashtu sapo mberriten edhe dy avione nga Turqia dhe nga Zvicra.